Gruaja në Prishtinë rrahet nga djali i saj NULL NULL 06.08.2025 08:53 06.08.2025 08:53 Një grua në Prishtinë është rrahur nga djali i saj. Policia njofton se gruaja ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv. “Raportohet se një femër kosovare, pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar”. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.