Gruaja e parë koreane që përdhunoi burrin NULL NULL 28.10.2015 14:30 28.10.2015 14:30 Një grua nga Koreja jugore, është akuzuar për përdhunim të burrit të saj. Sipas agjencisë së lajmeve Yohan, gruaja të cilës ata i’u referohen me pseudonim si Kim, është gruaja e parë në këtë shtet që akuzohet për përdhunim. Prokuroria qendërore në Seul, pretendon që gruaja e ka mbyllur burrin e saj në shtëpi për 24 orë duke e detyruar atë që të bënte seks me të, transmeton Klan Kosova. Mendohet që ajo këtë gjë e ka bërë për të marrë “prova” të cilat do i përdorte për të nisur procedurat e divorcit. Por si duket gjithë plani është kthyer kundër saj. Përdhunimi brenda martesës është cilësuar si krim në Jug të Kores vetëm në maj të vitit 2013. Pra rreth dy dekada më vonë, se në vendet e tjera perëndimore. Përdhunimi brenda martesës cilësohet si krim në Britani të Madhe qysh prej vitit 1991. OKB-ja në vitin 2011 kishte vlerësuar se 127 shtete ende nuk e kanë ndryshuar legjislacionin për përdhunim brenda martesës.