Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Griezmann arrin shifrën e 200 golave në karrierë

NULL NULL
01.10.2025 08:22

Antoine Griezmann ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e tij të pasur.

Sulmuesi francez ka arritur shifrën e 200 golave në karrierë me klube, duke vulosur edhe një herë statusin e tij si një prej futbollistëve më të rëndësishëm të dekadës së fundit në futbollin evropian.

Griezmann, i njohur për inteligjencën taktike, vizionin në lojë dhe efikasitetin para portës, ka lënë gjurmë si te Real Sociedad, Atletico Madrid, Barcelona dhe sërish në rikthimin te “Los Colchoneros”.

Shumica e golave të tij kanë ardhur në fanellën e Atletico Madridit, ku ai është kthyer në simbol të sulmit.

Ky përvjetor i veçantë e vendos francezin në mesin e lojtarëve më produktivë të futbollit modern, ndërsa vazhdon të jetë vendimtar si në La Liga, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare me Francën.

Shifra prej 200 golave tregon konsistencën, klasin dhe profesionalizmin e një kampioni botëror, i cili ende ka shumë për të dhënë në futbollin e madh.

lajme të ngjashme