Graçanicë: Një person gjendet pa shenja jete NULL NULL 09.08.2025 08:52 09.08.2025 08:52 Policia e Kosovës në aksion / foto ilustruese Të premten rreth orës 18:00, një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Batushë të Graçanicës. Policia, rastin e ka cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, teksa shtoi se trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. “Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Policia në raportin 24-orësh. /Klankosova.tv