Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Goli i Diazit ia jep fitoren Realit kundër rivalit të qytetit

NULL NULL
04.03.2025 22:51

Real Madridi ka fituar ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i kësaj gare gjeti epërsinë herët kur Rodrygo realizoi në minutën e katërt.

Julian Alvarezi barazoi shifrat në minutën e 32-të dhe skuadrat shkuan baras në pushim.

Në pjesën e dytë, Reali tregoi se pse është mbret i kësaj gare pasi Brahim Diazi shënoi për 2:1 në minutën e 55-të të takimit.

Real Madrid – Atletico Madrid u transmetua direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion.

lajme të ngjashme