Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Golden Eagle Ylli barazon serinë finale

NULL NULL
12.05.2024 19:14
Koshi basketboll, foto ilustrim

Është luajtur ndeshja e dytë e serisë finale në basketboll.

Golden Eagle Ylli, e ka barazuar rezultatin e ndeshjeve në 1:1 kundër Trepçës.

Loja në palestrën “13 qershori” në Suharekë ishte tejet dramatike.

Suharekasit fituan me një pikë epërsi 80:79.

Basketbollisti më i mirë për ekipin vendas ishte Verge Jr – i cili realizoi 27 pikë, bëri tri kërcime dhe katër asistime.

Te skuadra mysafire, më i miri në fushë ishte Tmusic me 17 pikë, tri kërcime dhe tri asistime.

Ndeshja e tretë e finaleve zhvillohet në Mitrovicë në Palestrën “Minatori”/ Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme