Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

GLPS: Ndryshimi i kufijve cenon shtetësinë e Kosovës

NULL NULL
14.01.2019 12:12

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka prezantuar analizën e Projekt-ligjit për përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror në procesin e dialogut.

Përfaqësuesi i organizatës GLPS, Përparim Kryeziu, ka thënë se duhet pasur parasysh që Kosova është një rast i veçantë në të drejtën ndërkombëtare, për arsye se është shteti i vetëm që nuk ka pasur nevojë për të kërkojë shkëputje nga Serbia, njofton Klan Kosova.

“Duhet të kujtojmë që shtetësia e Kosovës është e veçantë pasi që ajo bazohet në disa elemente si asnjëherë më parë në të drejtën ndërkombëtare. Është rast i veçantë sepse buron nga shpërbërja e Jugosllavisë, nga kriza humanitare si dhe nga intervenimi ndërkombëtar në rastin e Kosovës. Dhe këto bashkë me me dokumentin e presidentit Ahtisari dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare për shtetësinë e Kosovës, realisht formësojnë themelin e shtetit të Kosovës dhe asnjëherë nuk ka qenë qëllim marrja e pëlqimit të Serbisë për shtetësinë e Kosovës.

Kryeziu foli edhe për mundësinë e diskutimit për ndryshimin e kufijve në dialog dhe tha se nëse Ekipi Shtetëror ka një pozicion mbi këtë çështje, atë duhet përpiluar në platformë.

“Vetëm diskutimi për ndryshim të kufijve e cenon shtetësinë e Kosovës, por nëse nesër arrihet një marrëveshje e shkruar që buron nga autoritetet edhe pse në fund nuk mund të ratifikohet, ajo vetëm se ka arritur të riformësojnë shtetësinë e Kosovës”.

“Ne konsiderojmë se ekzistojnë disa parakushte për vazhdimin e dialogut nga pala kosovare, e cila kërkon një pajtim mes palës kosovare. Fillimisht si parakusht duhet që Kuvendi i Kosovës t’i rishikojë të gjitha marrëveshjet e deritanishme, prandaj duhet të ketë një analizë të thellë mbi marrëveshjet e arritura deri më tani mes Kosovës dhe Serbisë mbi zbatimin e tyre. Ekziston një dokument për këtë dhe është raporti i qeverisë edhe pse i shkruar ai vazhdon të mos prezantohet para Kuvendit dhe si rrjedhojë nëse Delegacioni ka për qëllim arritjen e një marrëveshje përfundimtare, ai fillimisht duhet ta përkrahë inciativën e opozitës për futjen në rendin e ditës për diskutimin e tij”.

“Platforma për dialogun duhet të përcaktojë qartë pritshmëritë dhe vijat e kuqe, por ende nuk ka një pozicion publik dhe politik nga anëtarët e Delegacionit Shtetëror, i cili t’i thotë qartë se cilat janë vijat e kuqe. Nëse qëllimi i Delegacionit Shtetëror ka qenë i sinqertë dhe i përnjëmend për stopimin e një agjende të presidentit, i cili ka për qëllim ridefinimin e kufijve atëherë ata duhet ta përpilojnë fjalë për fjalë përjashtimin e territorit si subjekt negocimi në Bruksel”.

Sipas GLPS-së, delegacioni as nëpërmjet rezolutës dhe as projektligjit nuk ka arrit të krijojë një rol të veçantë dhe të ndarë nga veprimtaria e presidentit.

“Pra delegacioni nuk e ka zëvendësuar presidentit dhe kjo është shfaqe gjatë delegacionit së fundi në Bruksel, nga prononcimi i zonjës Kosniq duke thënë se ndërmjetësuesi vazhdon ta trajtojë dialogun në nivel presidentësh. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes së opozitës në delegacion, ai ka thënë se mbledhjet nuk kërkojnë më shumë se shtatë anëtarë, kështu që edhe nëse opozita lë mbledhjen, pesë anëtarë mund të votojnë”, u shpreh Kryeziu.

Kryeziu tha se kuorumi për mbajtjen e mbledhjeve kërkon 50 për qind, sipas tij, kërkon jo më shumë se shtatë anëtarë. Sipas tij, nëse opozita është pjesë e delegacionit dhe nuk pajtohet me gjërat si po rrjedhin dhe lë mbledhjen, delegacioni funksione me shtatë anëtarë.

lajme të ngjashme