Gllogjani mbushet me qytetarë e politikanë në 28 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit NULL NULL 24.03.2026 12:35 24.03.2026 12:35 Gllogjani u mbush sot me mijëra qytetarë në shënimin e 28 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit. Aty morën pjesë edhe shumë personalitete nga politika dhe ish-epror të UÇK-së si: Agim Çeku, Ali Ahmeti, Ramiz Lladrovci, Xhavit Haliti, e nuk kishte si të mungonte as komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Sot me krenari kujtohet lufta e atyre që i dolën përballë forcave serbe, në mbrojtje të këtij fshati. Aty heroikisht ranë: Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj. Besohet se cak i sulmit të forcave armike kishte qenë shtëpia e familjes Haradinaj.