Gjysmëfinale e çmendur mes Barçës e Atletico Madridit, katër gola për 21 minuta NULL NULL 25.02.2025 21:59 25.02.2025 21:59 Lojtarët e Barcelonës duke festuar ndaj Atletico Madridit. Foto: AP Katër gola janë shënuar deri në minutën e 21-të të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit në mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Qysh në minutën e parë, Atletico kaloi në epërsi me anë të Alvarezit i cili shënoi pas një asistimi të Lengletit. Ndërsa vetëm pesë minuta më vonë, Griezmann shfrytëzoi një asist nga golashënuesi i parë, për ta dyfishuar epërsinë, njofton Klankosova.tv. E, kundërpërgjigja e Barcelonës ishte edhe më e shpejt, ku për dy minuta barazoi gjithçka, duke shënuar fillimisht me Pedrin në minutën e 19-të e pas dy minutash me Cubarsin. Aktualisht kanë kaluar gjysmë ore lojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.