Gjyshja 67 vjeçare sjell në jetë një vajzë NULL NULL 30.10.2019 15:06 30.10.2019 15:06 Një grua 67 vjeçare ka lindur një vajzë, për të cilën pretendon se ajo dhe burri i saj janë ngjizur natyrshëm, transmeton Klan Kosova. Nëna e dy fëmijëve, lindi vajzën e saj me ndihmën e mjekëve në një spital në Kinën Lindore në mëngjesin e 25 tetorit. Fëmija ka lindur 2.506 gramë dhe është në gjendje të shëndetshme dhe të qëndrueshme ndërsa vazhdon të trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv neonatal. Tian Yang është një ish-infermiere në pediatri. Ajo ishte e vetëdijshme gjatë seksionit cezarian. Bashkëshorti i saj, Huang Heping, 68 vjeçar, ishte aty për ta përshëndetur. Huang, i cili është avokat, tha: “Ne e kemi emëruar atë Tianci, sepse ajo ishte një dhuratë nga perëndia. Shpresoj që ajo të pëlqejë emrin e saj në të ardhmen”. Ai tha se shtatzënia me rrezik të lartë nuk ishte planifikuar, duke thënë: “Sikur të kishim dashur një fëmijë tjetër, do ta kishim bërë shumë më herët. Ne nuk do të prisnim derisa ajo ishte aq e vjetër. Ishte e papritur”. Nga disa nipër e mbesa, mbesa e tyre më e madhe tani është 18 vjeçare dhe fillon universitetin, transmeton Klan Kosova.