Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjyqi për Liridonën, Kokalla: Ajo dhe Naimi kanë pasur probleme, s’jam i vetmi që e di këtë

NULL NULL
27.03.2026 11:00

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po vazhdon dhënia e mbrojtjes së Kushtrim Kokallës, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, Kokalla ka deklaruar se ka qenë në dijeni që e ndjera, Liridona Ademaj dhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, kanë pasur probleme martesore.

“Unë kam qenë në dijeni që Naimi dhe e ndjera Liridona kanë probleme, nuk jam i vetmi person që e kam ditur, kanë pasur probleme”, ka deklaruar Kokalla para trupit gjykues, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Kokallës, këto probleme i kanë ditur si familja e Liridonës, ashtu edhe e Murselit.

“Xhelozi e kësi gjëra”, shtoi ai, sipas gazetares Tërshani.

lajme të ngjashme