Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykimi për gazin lotsjellës, Sveçla mungon – s’mbahet seanca (VIDEO)

NULL NULL
31.10.2025 20:31

I pari në objektin e Gjykatës Themelore u paraqit, Salih Zyba.

Rrugën e njëjtë për në gjykatore, mëngjesin e së premtes e përshkoi edhe deputetja, Fitore Pacolli – Dalipi, e cila shkoi disa minuta pas tij.

Këta dy në bankën e të akuzuarit u ulën bashkë me ish-deputeten, Drita Millaku të cilët po akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në vitin 2018.

Por, kësaj treshe nuk i’u bashkua edhe i pandehuri i katërt, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili kishte edhe urdhër për sjellje me detyrim.

Kjo bëri që seanca të dështoi.  Mirëpo, para se të mbylleshin punimet, Salih Zybës, i’u kërkua që të arsyetonte mospjesëmarrjen e tij në seancën e kaluar.

E njëjta pyetje i’u parashtrua edhe të akuzuarës tjetër, Fitore Pacollit. Në seancë jo, por arysen e moshkuarjes së Sveçlës e tha avokati i tij Laur Prenaj.

Kësisoj seanca e radhës u vendos që të mbahet më datën 16 janar, në ora 13 e 20.

Shikoni kronikën në vazhdim:

lajme të ngjashme