Gjykimi për “Banjskën” – Polici Alban Rashiti që ishte plagosur gjatë sulmit fillon dëshminë NULL NULL 09.06.2025 10:11 09.06.2025 10:11 Seanca për gjykimin ndaj tre të akuzuarvë në rastin ‘Banjska’, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, tashmë ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila po e përcjellë seancën gjyqësore, ka bërë të ditur se sot do të dëshmojnë dy zyrtarët policorë Alban Rashiti edhe Çlirim Shaqiri. Rashiti i cili kishte mbetur i plagosur, tashmë ka nisur dëshminë e tij. Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radojçiqi./Klankosova.tv