Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjuha ofenduese e Kurtit, Hoxha: Më vjen turp kur e dëgjoj, ai fyen se s’ka çka me kallxu (VIDEO)

NULL NULL
17.01.2025 19:09
Eliza Hoxha
Eliza Hoxha

Eliza Hoxha e PDK-së, ka komentuar gjuhën ofenduese të kryeministri Albin Kurti karshi partisë së saj, dhe subjekteve tjera politike.

Në emisionin “DPT te Fidani”, Hoxha tha se kryeministri po fyen pasi nuk ka se çfarë të tregojë, ku shton se i vjen turp kur dëgjon fjalor të tillë nga shefi i ekzekutivit qeveritar, transmeton Klankosova.tv.

“Mua më vjen turp ndonjëherë kur e shoh, kur e dëgjoj duke folur në kësi lloj mënyrë. Ai nuk e fyen vetëm një parti, ai fyen njerëz të ndryshëm të cilët kanë dialekt të caktuar. Nuk fyen vetëm parti, fyen njerëz të zonave të caktuara, prandaj nuk ka mbivendosje gjeografike të një zone se qenka më e rëndësishme dhe më e arrirë se një zonë tjetër. E dyta, njeriu fyen vetëm kur nuk është i plotë dhe rehat me vetën, kur nuk i punon mendja dhe arsyeja. Kryeministri fyen se nuk ka se çfarë me kallxu”, tha Hoxha.

 

lajme të ngjashme