Gjuajti me armë në aheng, policia ia gjen tri revole me gas dhe një AK-47 me 201 copë fishekë NULL NULL 11.08.2023 09:30 11.08.2023 09:30 policia Një person është arrestuar në fshatin Godanc të Shtimëes, pasi i njëjti dyshohet se kishte gjuajtur me armë në aheng familjarë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës zjarrit, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tri revole me gas,një armë AK-47 dhe 201 copë fishekë, transmeton Klankosova.tv. Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.