Gjithçka gati për turneun “Lah Nimani” (Video) NULL NULL 24.05.2016 23:37 24.05.2016 23:37 Federata e Boksit të Kosovës të martën mbajti konference për media, për te informuar rreth organizimit të turneut të tetë me radhë në boks “Lah Nimani”. Ndryshe nga vitet tjera, ky turne do të ketë më pak pjesëmarrës, për shkak se boksierët janë duke u përgatitur për kampionatin evropian. Megjithatë, zyrtarët e federatës se boksit besojnë se do te këtë kualitet të madh nga boksierët e 6 shteteve të ndryshme që do të marrin pjesë ne këtë turne, njofton Klan Kosova. Kronikë nga Jon Ajeti.