Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjithçka gati për ndarjen e çmimeve ‘Oscars 2020’

NULL NULL
09.02.2020 18:20

Disa nga yjet më të mëdhenj të botës së filmit do të ecin sonte në tapetin e kuq që shpien për në sallën e madhe ku pritet të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Oscars 2020’, në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara.

Filmi ‘Joker’ e kryeson këtë garë me 11 nominime, i pasuar nga ‘The Irishman’ dhe ‘Once Upon a Time in Hollywood’ me nga 10 nominome secila, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Aktorët të cilët me shumë gjasë mund të shpërblehen me çmim për aktrim janë: Brad Pitt, Renee Zellweger, Joaquin Phoenix dhe Laura Dern.

Sqarim: Yjet do të fillojnë të arrijnë në tapetin e kuq nga ora 23:00 [koha lokale]; ndërsa ceremonia pritet të fillojë pas mesnatës [e hënë, 02:00].

Për t’u informuar më shumë rreth listës së nominuarve për ‘Oscar 2020’, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Kjo është lista e të nominuarve për Oscar 2020

klankosova.tv

 

lajme të ngjashme