Gjini befason: Do të jem kandidat për kryetar të AAK-së nëse tërhiqet Haradinaj (VIDEO) NULL NULL 22.04.2025 22:08 22.04.2025 22:08 Në rast se Ramush Haradinaj nuk kandidon më për kryetar të AAK-së, Ardian Gjini do të jetë një prej pretendentëve për të marrë drejtimin e partisë. Kështu është shprehur vetë ai në Rubikon të Klan Kosovës. “Unë e kam thënë disa herë, e po e përsëris: Aleanca ka kryetar të partisë. Ne si Aleancë mburremi me figurën e Ramush Haradinajt dhe po besoj edhe ata që nuk e votojnë, kanë ndjenjë të posaçme për të. Zgjedhjet në parti, sot 1 vit i nisim. Nëse Ramush Haradinaj nuk garon, unë garoj për kryetar të partisë. Por nëse Haradinaj garon, me të jam sa herë të garon”. “Po e qartësoj: nëse kryetari Haradinaj nuk garon, unë do të jem kandidat për kryetar të partisë. Mund të ketë edhe kandidatë tjerë, nuk e di. Nuk besoj që do të ndodhë para zgjedhjeve lokale”, deklaroi Gjini. Ai tha se nuk është Ramush Haradinaj, dhe “edhe po të dua ta kopjoj, nuk mundem”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.