Gjinekologia: Mungesa e marrëdhënieve të rregullta në çift po ndikon në rritjen e infertilitetit (VIDEO) NULL NULL 25.07.2026 10:16 25.07.2026 10:16 Infertiliteti ishte temë diskutimi në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku gjinekologia Trina Nushi Jahjaga foli për faktorët që ndikojnë në rritjen e rasteve të çifteve që kërkojnë ndihmë për të pasur fëmijë. Ajo tha se gjithnjë e më shumë çifte po përballen me vështirësi në arritjen e shtatzënisë, duke theksuar se një ndër faktorët mund të jetë edhe mënyra moderne e jetesës dhe mungesa e marrëdhënieve të rregullta intime mes partnerëve. “Për çdo ditë është në rritje çështja e infertilitetit. Një në shtatë çifte kërkojnë ndihmë prej specialistëve me kërkesën ‘po dua të bëj fëmijë’”, tha Nushi Jahjaga. Sipas saj, ritmi i çrregullt i punës, puna gjatë natës dhe oraret e ndryshme të punës mes partnerëve kanë ndikuar në raportet mes çifteve. “Kohëve të fundit po ballafaqohemi me punë të natës, punë online, gjë e cila për mua po është e panjohur, ku punojnë në orë të natës, p.sh. nga ora 20 deri në 5 të mëngjesit, ditën fle, ndërsa partneri tjetër është në punë gjatë ditës. Kjo është një mungesë ndoshta edhe e marrëdhënieve të rregullta mes çiftit, ku edhe rritet numri i lartë i infertilitetit”, u shpreh ajo.