Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilan: Kërkohet kujdes dhe angazhim kundër koronavirusit

NULL NULL
24.08.2020 17:10

Në mbledhjen e mbajtur sot të Komitetit të Emergjencave në komunën e Gjilanit, u bë e ditur se nga 40 mostra të marra gjatë ditës së djeshme 26 kanë rezultuar pozitive, 11 negative dhe 26 janë ende në pritje të rezultateve.

Nënkryetari i komunës Arbër Ismajli, ka kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve në mënyrë që rastet me COVID-19 të shkojnë drejt pikës zero, transmeton Klan Kosova.

“Përdorimi i masave mbrojtëse është tashmë përditshmëri e jetës sonë. Kjo është për qëllimin më të mirë, për shëndetin tonë, të familjeve tona dhe shëndetin publik në përgjithësi. Gjendja bazuar edhe në institucionet shëndetësore, por edhe në ato të sigurisë është e qetë dhe nën kontroll”,tha Ismajli.

Kujtojmë se komuna e Gjilanit që nga fillimi i pandemisë ka të regjistruar 773 raste pozitive, prej tyre 564 janë shëruar, 178 mbeten raste aktive dhe 31 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19.

Momentalisht të hospitalizuar janë 57 veta që janë nën kujdesin e stafit mjekësor.

 

lajme të ngjashme