Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjermani Daniel Siebert caktohet gjyqtar i finales PSG – Arsenal në Champions League

NULL NULL
11.05.2026 16:32

UEFA ka vendosur që finalja e madhe e UEFA Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal të drejtohet nga arbitri gjerman Daniel Siebert. Për 42-vjeçari kjo do të jetë finalja e parë në karrierë në një kompeticion madhor të UEFA-s.

Siebert kishte drejtuar edhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales në Emirates mes Arsenalit dhe Atletico Madridit, duke fituar besimin e shtëpisë europiane të futbollit për supersfidën e sezonit, transmeton Klankosova.tv.

Asistentët e tij do të jenë bashkëkombësit Seidel dhe Foltyn, ndërsa arbitër i katërt është caktuar spanjolli Porras Ayuso.

Në dhomën VAR do të jenë gjermanët Dankert dhe Schroder, teksa mbështetja shtesë e VAR-it do të vijë nga spanjolli Del Cerro Grande.

lajme të ngjashme