Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjërat që mund t’i bëni që të ndjeheni më mirë

NULL NULL
20.06.2015 17:30
man in field
Është normale që të keni ditë të këqija në jetën tuaj, të jeni të mërzitur herë pas here ose në diskonim të keq. Ju duhet shumë energji që ta vini veten në diskonim. T’i thuash truri të jetë i lumtur nuk mjafton. Sidoqoftë, janë disa gjëra të cilat janë të vogla, të thjeshta por që mund të ju bëjnë mirë.

Ja disa nga gjërat e vogla që mund t’i bëni për tu ndjerë më mirë

Zbukurohuni, me standardet e juaja

Thonjtë e rregulluar, flokët e rregulluara, gjithçka të rregulluar për vajzat. Edhe për djemtë vlen e njëjta gjë. Rroba të pastra, flok dhe mjekër e rregulluar. Dukuni mirë sa herë që dilni. Vishni rroba që ju bëjnë të ndjeheni më mirë. Do të ndiheni me vetëbesim dhe kjo do të ju ndihmojë të ndjeheni më të lumtur.

Bëni lista

Bëni lista, shumë lista. Për ju të cilët ende nuk i keni kuptuar përfitimet e të shkruarit një listë gjërash që duhet t’i bëni dhe ta shihni atë listë duke u shkrirë në sytë tuaj, definitivisht duhet ta provoni. Duhet t’i shënoni gjërat që keni për t’i bërë dhe në momentin që e përfundoni, dhe asaj gjëje i vini tick-un e përfundimit, do të ndiheni shumë mirë, për shkak se i keni kryer obligimet e juaja. Kjo do të ju bëjë të ndiheni të përmbushur dhe të motivuar.

Takohuni me shoqen apo shokun e ngushtë

Të takoheni me shokët e fëmijërisë, të gjimnazit apo me shokët e fakultetit, është gjëja më e mirë që mund të bëni kur ndiheni keq dhe pa disponim. Është mirë të flisni me dikë që ju ka parë të kaloni përmes shumë gjërave. Sa herë që diçka e rëndësishme kalon nëpër jetën tuaj, ftojini ata dhe ndajini ato gjëra cofshin të mira apo të këqija.

Kurseni paratë

Mundohuni të kurseni para. Largojuni shopingut të panevojshëm dhe blerjes së gjërave të shtrenjta të cilat nuk ia vlejnë. T’i ruani paratë tuaja, ju bën të ndjeheni shumë të relaksuar dhe të sigurt. Nëse një ditë do të ju duhen me patjetër, ju do t’i keni gjithmonë disa para mënjanë.

Planifikoni udhëtime, lexoni, bëni diçka

Edhe nëse është një udhëtim i zakonshëm, planifikojeni. Jepini vetes diçka për tu marrë me të. Coftë ky një udhëtim për ski apo diku afër për piknik. Kjo do tu japë energji pozitive dhe do të ju motivojë që të rrini të fokusuar, gjë e cila do të ju shpie drejt lumturisë.

Lexoni

Kurrë mos ndaloni së lexuari. Gjëja më e mirë që mund të bëni për t’i harruar problemet është leximi. Ikni realitetit dhe jepjani veten leximit.

 

lajme të ngjashme