Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë NULL NULL 18.06.2026 09:19 18.06.2026 09:19 Një rast i rëndë është shënuar të mërkurën pasdite në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë. Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa me rekomandim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore, transmeton Klankosovatv. Rasti është iniciuar si “Hetim i Vdekjes”, derisa hetimet po vazhdojnë. “Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me rekomandim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e policisë.