Gjendet një mjet i pashpërthyer në Sllapuzhan të Suharekës NULL NULL 08.08.2025 08:36 08.08.2025 08:36 Është gjetur një mjet i pashpërthyer në fshatin Sllapuzhan të Suharekës. Bëhet e ditur se njësit relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësitet për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente, përcjell Klankosova.tv. “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke i kryer disa punime në oborr mbrapa shtëpisë ka hasur një mjet të dyshimtë shpërthyes. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë ekipi i deminimit të FSK-së që e ka tërhequr mjetin (granatë dore) pa ndonjë incident”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.