Gjendet i vdekur në banesë një burrë në Mitrovicë të Veriut, policia nis hetimet NULL NULL 12.12.2023 08:50 12.12.2023 08:50 Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte pasur probleme kronike/shëndetësore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjellë Klankosova.tv Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, derisa rasti është duke u hetuar.