Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjelbërohet kinemaja e BE-së në Prishtinë

NULL NULL
03.07.2015 13:16

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Kosovë do të shfaq dokumentarë ekskluzivë nga kinematografia franceze me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, në kuadër të fushatës së saj për mjedisin dhe shëndetin.

Përmes një njoftimi kjo qendër bën me dije  se filmat janë mundësuar nga platforma në internet e Institutit Francez për kinematografi- iFcinema/Institut Français . Filmi i parë me tematikë mjedisore nga kjo seri “Tara-Udhëtimi për në zemrën e makinës klimatike” nga regjisorja franceze Emmanuelle Roblinu shfaq të enjten më 2 korrik.

kinemaja

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së njofton se do të shfaq filma nga kinematografia franceze çdo të enjte gjatë muajve korrik dhe gusht, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme