Gjatë javës së kaluar, policia ka sekuestruar 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës NULL NULL 23.12.2024 10:15 23.12.2024 10:15 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. Policia përmes një njoftimi ka thënë se nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 185 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 59 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime. Në njoftim thuhet se pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa. Gjatë periudhës së njëjtë, policia njofton se janë sekuestruar 12 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. “Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3387 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Klankosova.tv.