Gjasula pensionohet nga kombëtarja shqiptare NULL NULL 28.08.2024 11:23 28.08.2024 11:23 Klaus Gjasula i ka dhënë fund aventurës me kombëtaren e Shqipërisë pas vetë vjetësh. Lajmin e ka bërë me dije vetë FShF-ja që e ka falënderuar për kontributin përmes një postimi në Facebook. “Klaus Gjasula, pas #Euro2024, ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe FSHF e falënderon pafundësisht mesfushorin për kontributin e dhënë në fushë dhe jashtë saj”, thuhet në postim. “Klausi gjithmonë ka qenë një shembull në Kombëtare me angazhimin dhe sjelljen e tij. Faleminderit luftëtar!” Gjasula ishte autor i një goli në Kampionatin Evorpian të këtij edicioni, kur realizoi golin e barazimit ndaj Kroacisë në të vdekur të ndeshjes.