Gjashtë vjeçari sulmohet nga gjarpri në mes të natës (FOTO) NULL NULL 24.02.2016 14:17 24.02.2016 14:17 Një nënë në Australi është tronditur pasi ka gjetur një gjarpër të madh rreth djalit të saj. Tyler gjashtë vjeçar u zgjua në 11:30 me një gjarpër të mbështjellur rreth barkut të tij, i cili ia ka kafshuar barkun dhe fytyrën, transmeton Klan Kosova. “Kërceva nga shtrati dhe shkova te Tyler kur edhe e gjeta me një gjarpër të madh përreth shtratit të tij”, tha nëna Tamara Thurgood, nga New South Wales. “E kapa për krahu për ta tërhequr jashtë shtratit, por ai ishte i mbërthyer, kështu që unë ia hoqa dhe më pas u larguam. Ai ishte i kafshuar në fytyrë dhe në gisht”. Tamara u bëri thirrje menjëherë dy të afërmve meshkuj, të cilët erdhën në shtëpi dhe e kanë vrarë gjarprin. Bryan Robinson, një specialist i menaxhimit të kafshëve të egra tha për BBC se gjarpërinjtë zakonisht kafshojnë për vetëmbrojtje.