Gjashtë të vdekur nga zjarri në qendrën jordaneze të kujdesit për të moshuarit NULL NULL 13.12.2024 08:36 13.12.2024 08:36 Gjashtë banorë vdiqën dhe dhjetëra u lënduan pasi një zjarr shpërtheu në një shtëpi pleqsh në Jordani. (X:@Petranews) Një zjarr shpërtheu herët të premten në një qendër private të kujdesit për të moshuarit në Jordani, duke lënë gjashtë banorë të vdekur dhe pesë të lënduar rëndë, sipas ministrit jordanez të Zhvillimit Social Ëafa Bani Mustafa Zjarri ra në katin e parë të qendrës së kujdesit të të moshuarve të Shoqatës së Familjes së Bardhë, ku strehohen 111 banorë. Nga zjarri kanë pësuar lëndime mesatare edhe 55 banorë të tjerë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Autoritetet evakuuan të gjithë banorët e mbetur në objektet e kujdesit alternativ dhe të lënduarit u transportuan në spitalet qeveritare për trajtim, tha Bani Mustafa. Kryeministri Jafar Hassan tha se qeveria do të sigurojë të gjithë kujdesin e nevojshëm mjekësor për të lënduarit nga zjarri.