Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjakovë: Aksidentohen tri vetura, dy të lënduar

NULL NULL
10.12.2023 22:14
Aksident trafiku
Foto ilustruese. Aksident trafiku

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjakovë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se në aksident ishin të përfshira tri vetura, dy prej tyre në lëvizje dhe një e parkuar.

“Për pasojë, përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lendime dhe janë duke u trajtuar në spitalin rajonal në Gjakovë”, tha Elezaj për Klankosova.tv

lajme të ngjashme