Giannis me Milwaukee Bucks e ‘paketojnë’ Denverin NULL NULL 28.02.2025 11:49 28.02.2025 11:49 Nikola Jokiq dhe Giannis Antetokounmpo Foto: Morry Gash) Nuk u thyen në palestren e tyre! Milwaukee Bucks e mposhti Denver Nuggetsin me rezultat 121-112, në kryendeshjen e mbrëmjes në NBA. Giannis Antetokounmpo me 28 pikë e hiç më pak se 19 kërcime, krahas shtatë asistimeve, ishte basketbollisti më i mirë i vendasëve, bashkë me Brook Lopez që shtoi 22 pikë e Damian Lillard me 19 sosh, raporton Klankosova.tv. Nga ana tjetër, serbi Jokiq edhe pse arriti ‘Triple-double’, pasi realizoi 32 pikë, 14 kërcime e 10 asistime, nuk e ndihmoi dot ekipin e tij për ta fituar këtë ballafaqim. Kjo ishte humbja e 21-të nga 59 ndeshje, kurse për Bucks, fitorja e 33-të nga 58 përballje sezonale. Nuggets ka udhëtuar menjëherë për Detroit, ku sonte pas mesnate me kohën tonë lokale, luan kundër Pistons, njofton Klankosov.tv. E Bucks janë mysafirë të Dallas Mavericks.