Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gazetarja Behluli: Qeveritë shqiptare duhet të bashkëpunojnë për shqiptarët në Luginë (VIDEO)

NULL NULL
14.04.2026 14:55

Gazetarja Ardita Behluli, në emisionin “Kosova today” në Klankosova, theksoi se politika në Luginën e Preshevës duhet të bëjë një hap të rëndësishëm dhe të ngrisë zërin për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në këtë pjesë.

Ajo u shpreh se ka kaluar koha e retorikës bosh, që shpesh është e pranishme në deklarata të zakonshme në rrjete sociale ose në tubime, ku thuhet se shqiptarët po diskriminohen dhe po përjetojnë spastrim etnik në mënyrë të heshtur nga qeveria e Serbisë, sidomos në Preshevë dhe Medvegjë.

“Ka kaluar koha e retorikës boshe, përmes deklaratave në rrjete sociale, apo ndonjë tubim, duke treguar se shqiptarët po diskriminohen dhe se po bëhet spastrim etnik në mënyrë të heshtur nga qeveria e Serbisë në Preshevë dhe Medvegjë, në përgjegjësi në Luginën e Preshevës. Por tanimë është momentumi se politik bërja në Luginë e Preshevës, duhet të ketë një platformë konkrete se si duhet parandaluar ky spastrim, normalisht në bashkëpunim me dy qeveritë shqiptare, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës”, deklaroi Behluli në Klan Kosova.

Sipas saj, dy qeveritë shqiptarë nuk kanë dhënë ndihmë të madhe për shqiptarët që jetojnë atje, njofton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme