Gazetaret ukrainase: Kosova është më e mira (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 24.08.2023 20:24 nga Drin Demiri 24.08.2023 20:24 Ngjyra e kaltër dhe e verdhë të merrnin sytë në një zyrë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të enjten. Krahas flamurit të Kosovës, të tilla bartin edhe shallet që kanë shumica e mysafirëve, raporton Klan Kosova. Ato përfaqësojnë ngjyrat e shtetit të Ukrainës, pavarësinë e të cilit Prishtina po e feston me refugjatët nga ky vend, kryesisht gazetarë, të cilëve po u bën konak. Me të pranishmit, një histori të njëjtë ndau edhe nikoqirja, me të cilën u dha shpresë atyre. Gazetarët ukrainas erdhën në Kosovë përmes programit që u bë për ta, e rreth të cilit dhanë fjalë të mëdha.