Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gaza: Kërkohen veprime konkrete për të ruajtur shërbimet mjekësore që shpëtojnë jetë

NULL NULL
25.01.2024 16:56
Ndërtesa dhe infrastruktura e dëmtuara në Gaza më 19 janar. AFP
Arkiv: Ndërtesa dhe infrastruktura e dëmtuara në Gaza më 19 janar. Foto: AFP

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka kërkuar veprime konkrete për të ruajtur shërbimet mjekësore që shpëtojnë jetë në Gaza.

Në një deklaratë të lëshuar, KNKK thotë se vetëm dy spitale referimi po ofrojnë shërbime të avancuara mjekësore në Gaza, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Kompleksi Mjekësor Nasser dhe Spitali Evropian i Gazës, të dyja të vendosura në jug të Rripit të Gazës janë dy spitalet e vetme referuese që ofrojnë shërbime të avancuara kirurgjikale dhe urgjente mjekësore me kapacitete të mëdha shtrati, të cilat nuk është e mjaftueshme për të plagosurit dhe të sëmurët aktualë në Gaza”, thuhet në deklaratë.

lajme të ngjashme