Gaza: 21 mijë e 672 të vrarë, 56 mijë e 165 të plagosur NULL NULL 30.12.2023 15:09 30.12.2023 15:09 Ka shkuar në 21 mijë e 672 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit. Të plagosur si pasojë e sulmeve izraelite janë 56 mijë e 165, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv. Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, pati thënë se shifrat që publikohen rreth numrit të atyre që u vranë në Gaza është më e vogël se ajo që është realisht. Kjo sipas tij për shkak se ka të tillë që janë nën rrënoja, që nuk janë përfshirë në këto shifra.