Gastroskopia dhe endoskopia në Spitalin e Ferizajt në kushte të vështira NULL NULL 16.05.2025 09:36 16.05.2025 09:36 Për shumë vite, pacientët në Kosovë janë detyruar t’i kryejnë shërbimet e gastroskopisë dhe endoskopisë në sektorin privat, për shkak se këto procedura nuk ofroheshin në spitalet publike. Por viteve të fundit, këto shërbime janë bërë të qasshme edhe në Spitalin e Ferizajt, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, përkundër avancimit në ofrimin e shërbimeve, kushtet në të cilat punohet lënë për të dëshiruar, raporton gazetarja korrespondente Qliresa Hasani, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Në klinikën ku kryhen këto shërbime, mungesa e kushteve elementare si ajrosja dhe hapësira adekuate, po e pengon funksionimin e plotë të shërbimeve, theksoi ajo./Klankosova.tv.