Garnacho do që të mbetet në Premier Ligë NULL NULL 15.06.2025 19:28 15.06.2025 19:28 Prioriteti i Alejandro Garnachos është që të qëndrojë në Premier Ligë. Ky mbetet synimi i argjentinasit i cili pritet të largohet këtë verë nga Manchester Unitedi, sipas gazetarit Fabrizio Romano. Pavarësisht interesimit të Bayer Leverkusenit, ish-kampionët e Gjermanisë duket se do ta kenë të vështirë ta bindin sulmuesin. Ky i fundit vlerësohet shumë nga ish-trajneri i tij te Djajtë e Kuq, tash në krye të Leverkusenit, Erik ten Hag.