Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Garat ilegale në Vushtrri: Gjobiten me nga 150 euro dhe me nga një pikë negative gjashtë shoferë

NULL NULL
12.02.2024 15:19
Foto ilustruese: Garat ilegale

Njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë identifikuar dhe proceduar masa ndëshkimore ndaj gjashtë shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej 150 euro, si dhe nga një pikë negative, përcjell Klankosova.tv.

“Kundërvajtësit janë hasur në dy lokacione të ndryshme në Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor. Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej 150 euro, si dhe nga një (1) pikë negative”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme