Gara e madhe e Parisit në CS:GO fillon sot NULL NULL nga Shpend Spahija 08.05.2023 08:37 nga Shpend Spahija 08.05.2023 08:37 Gara e madhe e Parisit në CS:GO fillon sot nga ora 11:30, ku 24 ekipet më të mira do të garojnë për titullin e datës 21 maj, transmeton klankosova.tv. “Accor Arena” do të jetë vendi ku ekipet nga gjitha bota do zhvillojnë duelet e tyre, përfshirë këtu edhe ekipin nga Kosova, Bad News Eagles. “Shqiponjat” ndeshjen e parë e kanë të shtunën, pasi janë kualifikuar direkt në nivelin e Legjendave, pa pasur nevojë t’i zhvillojnë ndeshjet e para në nivelin e Sfiduesve në Paris Major 2023. Kjo garë, transmetohet drejtpërdrejt në platformën Artmotion, në kanalet Sport 5 dhe Sport 6. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO