Gadime e Ulët: Dyshohet se bashkë me disa të mitur dëmtuan fushën e sportit të shkollës, dërgohet në mbajtje NULL NULL 06.04.2024 09:10 06.04.2024 09:10 Arrestim: Foto ilustruese Është arrestuar një person pasi dyshohet se bashkë me disa të mitur kanë dëmtuar ulëset – plastikën në fushën e sportit të shkollës fillore të fshatit Gadime e Ulët, Lipjan. Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 19:00. I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, përcjell Klankosova.tv.