Futbollistët e Kosovës mbërritën në Rumani NULL NULL 14.11.2024 16:37 14.11.2024 16:37 Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mbërritur në Rumani. Nesër “Dardanët” në Bukuresht do ta zhvillojnë një ndeshje tejet të rëndësishme në Ligën e Kombeve, kundër kombëtares së këtij vendi. Skuadrës së udhëhequr nga Franco Foda, i nevojitet një fitore bindëse për të mbajtur gjallë shpresat për pozitën e parë në grup.