Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fushata për Prishtinën, Rama në treg, ha dardha – pi çaj e merr puthje (VIDEO)

NULL NULL
04.10.2025 22:28

Në treg, veçse atë të Prishtinës, ishte edhe kandidati i LDK-së, Përparim Rama. Aty, përveç që tregoi se çfarë lloj peme ka qejf e çfarë çaji pëlqen, u zotua për ndërtimin e tregjeve të reja.

Ndërkohë, gjatë të shtunës, Uran Ismaili nga PDK pati një thirrje për mbështetësit e tij, siç tha ai, për të qenë pjesë aktive edhe përmes kanaleve të tjera sociale, njofton Klankosova.tv

Ndërkaq, të premten mbrëma ai u takua me vullnetarët e rinj, meqë sipas Ismailit rinia është ajo që do ta sjellë ndryshimin në Prishtinë, për ta zhdukur kaosin, errësirën dhe premtimet boshe.

Vizita nëpër lagje gjatë të premtes e ka realizuar edhe Hajrulla Çeko nga LVV, si në Ulpianë dhe te “Muharrem Fejza”, ku për këtë të fundit i ka listuar problemet në infrastrukturë, mirëmbajtje dhe mungesë parkingjesh.

E, kandidatja e vetme grua për kryeqytetin, Besa Shahini nga PSD, në profilin e saj në Facebook ka bërë një ri-kapitullim të aktivitetit të saj sa i përket kostos së lartë të jetesës me një pagë mesatare prej 650 eurosh.

Por, a mund ta bëjë Bekë Berisha Prishtinën ashtu siç po premton? Të paktën, sipas një video satirike, presidenti amerikan Donald Trump thotë se po. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme