Fundoset Barcelona, Mbappe shënon hat-trick (VIDEO) NULL NULL 16.02.2021 23:18 16.02.2021 23:18 Në “Camp Nou” u zhvillua ndeshja kryesore ndërmjet Barcelonës dhe Paris-Saint – Germain. Skuadra e trajnerit Maurizio Pochetinos ka korrur një fitore të madhe duke e mposhtur Barcelonën me rezultat të thellë 4:1 në ndeshjen e parë të 1/16-tës në Champions League. Hat-trick në këtë ndeshje shënoi Kylian Mbappe si dhe një tjetër të realizuar nga Moise Kean. Të katër golat e PSG-së erdhën si reagim pas golit të epërsisë së Barcelonës të realizuar nga Lionel Messi nga penalltia në minutën e 27-të të ndeshjes. Ky rezultat e bënë shumë të vështirë kualifikimin e Barcelonës për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.