Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fshati Deiq në hall me vërshimet, fshati Kuk ‘i harruar’ nga Qeveria (VIDEO)

NULL NULL
14.03.2025 19:31

19 janari i ftohtë i 2023-ës nuk qe ditë fort e qetë dhe e zakonshme për disa nga komunat e Kosovës, ngase uji kishte vërshuar pothuajse çdo rrugë e shumë shtëpi banimi.

Si asnjëherë më parë, uji mori fshatin Deiq të Klinës mbrëmjen e asaj nate janari.

Vërshimet bllokuan banorët e kësaj ane e madje dëmtuan biznese, bodrume e kate shtëpie.

Sipas përfaqësuesit të fshatit, Tom Marku, nuk ka qenë hera e parë ajo natë që fshati Deiq u vërshua, ngase si pasojë e lumit që bie nëpër këtë fshat, shpeshherë ai del nga shtrati dhe pikërisht për këtë urë, Marku thotë që do të duhej njëherë e mire të bëhej investim afatgjatë në të.

Marku thotë se ky fshat është dëmtuar edhe shumë herë të tjera para vitit 2023, megjithatë kompensimet as në ato raste nuk i panë kurrë me sy.

Sipas tij dhe banorëve të këtij fshati, familjet e dëmtuara nga vërshimet e 2023-ës janë kompensuar, por jo edhe bizneset.

Për dallim nga Komuna e Klinës, në situatë më të ndryshme kompenzimi mbetet Komuna e Dragashit.

Këtë komunë të pozicionuar në Rajonin e Prizrenit të Kosovës, ndonëse e dëmtuan mjaft shumë vërshimet e 26 qershorit të 2024-ës, asnjë i dëmtuar i këtij vendi ende nuk është kompensuar.

Sipas përfaqësuesit të fshatit më të dëmtuar të kësaj komune, fshatit Kuk, Kapllan Fetahut, në fshatin që ai e përfaqëson, askush nuk ka investuar për të rregulluar gjendjen e tij.

lajme të ngjashme