Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Frymëzuar nga Inteligjenca Artificiale, Newborn vjen me pamje të re

NULL NULL
15.02.2025 15:27

Monumenti që simbolizon shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, Newborn edhe këtë vit do të marrë një pamje të re, këtë herë me një koncept që pasqyron zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.

Koncepti i realizuar nga Fisnik Ismaili, synon të bashkojë organiken me dixhitalen, duke reflektuar ndikimin që ka inteligjenca artificiale në jetët tona të përditshme.

Instituti përgjegjësi për mbrojtjen e monumenteve ka konfirmuar këtë koncept dhe punimet kanë filluar të premten e që po vazhdojnë edhe sot.

Një ekip prej më shumë se 10 artistë janë duke punuar momentalisht në transformim të monumentit historik.

Ndërkaq, gjithçka pritet të përfundojë të dielën, një ditë para festimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

lajme të ngjashme