Franca ndalon përdorimin e enëve plastike NULL NULL 22.09.2016 10:23 22.09.2016 10:23 Franca është bërë vendi i parë në botë në ndalimin e gotave dhe pjatave plastike. Ligji i ri francez do të kërkojë që deri në janar të vitit 2020 të gjitha këto mjete të shërbimit të bëhen 50 % me material që mund të kompostohen në shtëpi. Ky numër do të rritet në 60 % deri në janar të vitit 2025. Kjo masë është një shtesë e “Tranzicionit të Energjisë për Aktin e Rritjes së Gjelbërimit”, ligj ky i miratuar gjatë vitit të kaluar me qëllimin e zbutjes së ndikimit të ndryshimeve klimatike. Franca shpreson të bëhet shtet lider në zgjidhjet e problemeve të energjisë dhe mjedisit, e nxitur nga konferenca COP21 për ndryshimet klimatike, mbajtur të Paris dhjetorin e kaluar. Sipas shoqatës franceze të shëndetësisë dhe mjedisit, në shtetin e tyre çdo sekondë po hidhen njëqind e pesëdhjetë gota që shfrytëzohen për një përdorim – që i bie se në vit janë 4.73 miliardë, transmeton Klan Kosova. Vetëm 1% e tyre janë të riciklueshme, kryesisht për shkak se janë të përbërë nga një përzierje e plastikës me polipropilen.