Fotosesioni që tenton t’i thyejë steriotipet për nënat e reja NULL NULL 15.04.2016 11:00 15.04.2016 11:00 Fotografja britanike, Jendella Benson, e ka realizuar një projekt fotografik për të munduar të kundërshtojë përceptimet që njerëzit kanë për nënat në moshë të re. Projekti i Benson quhet “Nënat e reja”, dhe në të ka portrete të bukura të grave të cilat janë bërë nëna në moshën e adoleshencës ose në të njëzetat, transmeton Klan Kosova. “Mund të kuptoj se sa vështirë e kishin që t’i rrisnin fëmijët e tyre pasi që duhej të punonin dhe të vazhdonin shkollimin”, u shpreh Benson. Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi të këtyre nënave të cilat e përjetuan këtë ndjenjë të bukur kur ishin shumë të reja: