Fotografohet për herë të parë shqiponja peshkngrënëse NULL NULL 27.03.2018 10:08 27.03.2018 10:08 Fotografi i botës shtazore, Arian Mavriqi, gjatë ditës së djeshme në liqenin e Badovcit ka fotografuar shqiponjën peshkngrënëse. Shqiponja që supozohet të jetë e llojit (Pandion haliaetus) THE OSPREY thuhet se nuk ekziston në Kosovë dhe sipas Mavriqit ajo nuk figuron as në të dhënat shtetërore. “Po isha nisë me fotografu arinjtë te “parku i arinjve”, dhe mbasi mbarova atje u nisa për Prishtine. Pash se mbi liqenin e Badovcit fluturonte diçka që mbante në kthetra një peshk, nuk kisha menduar kurrë në jetë që do të jetë kjo lloj shqiponje. Fillova me shkrepe dhe kur e mora me shiku foton pash dicka të pazakonshme, një shqiponjë që nuk kam dëgju që ndonjëherë është parë këtu, e aq më pak të fotografohet”, tha Mavriqi për Klan Kosova. Sipas tij, është e rëndësihme që kjo lloj specie t’i shtohet listës së llojeve që nuk kanë qenë më parë te evidentuar. “Me gjithë mungesën e madhe që kemi për këto të dhëna, prapë se prapë është duke u punuar që sa më parë të kemi një liste jo vetëm të llojeve që folenizojnë tek ne por edhe të atyre që si korridor shtegtar/migrues e kanë vendin tonë”, shpjegon ai.