Fotografi që prekin “telat” e secilës zemër NULL NULL 17.04.2018 23:00 17.04.2018 23:00 Kjo botë e mbushur me gjëra të tmerrshme, nganjëherë nuk na lejon të vërejmë momentet e këndshme dhe të bukura që e kundërsulmojnë këtë negativitet. Por pavarësisht se a e vëreni apo jo, këto ngjarje ende ndodhin në jetën tonë. Për shembull, kur një gjysh 94 vjeçar takon stërnipin e tij dymuajsh për herë të parë ose kur një vajzë katërvjeçare dëgjon se ajo e ka mundur kancerin. Sot, ne do t’iu tregojmë fotografi që përshkruajnë më së miri këto momente plot emocion që do ta bëjnë zemrën tuaj të rrahë fort, transmeton Klan Kosova. Lejoni këto fotografi ta bëjnë ditën tuaj më të bukur. Shijoni! Fotografi, Andrew Suryono, rastësisht fotografoi një orangutang duke u fshehur kështu nga shiu. Dashuria e vërtetë jeton përgjithmonë. Stërgjyshi 94 vjeçar takon stërnipin dymuajsh. Përgjithmonë bashkë – një skulpturë në Firencë të Italisë. Nëna mbetet nënë! Djaloshi qan derisa nëna e tij ec drejt altarit për tu martuar me babain e tij. “Qeni fluturues” E njejta këmishë. E njejta biçikletë. I njëjti fëmijë. Dashuria e njejtë e babait. Ky qen ka rritur dy pata. Front i rahatshëm për këtë kotele. Ky qen ka luftuar me tri kojota. Katërvjeçarja i bie ziles në spital, pasi e ka përfunduar kemioterapinë pas dy vjetësh e gjysmë. “Gjyshja ime vdiq kur isha katërvjeçare, por para se të vdiste, më ka lënë një letër urimi dhe një dhuratë për diplomimin tim. Unë e hapa pas 14 vjetësh”. Si gjyshi, si nipi. Macet janë miqtë më të mirë të fëmijëve. Ky njeri ka shpëtuar lejlekët nga ngrirja. Më pas, i dërgoi në shtëpi derisa koha u ngroh. Fytyra që macet bëjnë kur kërkojnë diçka. Kjo grua ka mbushur 101 vjet. Ky qen i mbijetoi kancerit. Polici që kujdeset për këtë pacient të vogël.